Sulmuesi i kombëtares Mirlind Daku gjen golin në ndeshjen miqësore, që Rubin Kazan fitoi 5-2 përballë Napredak.

Kur rezultati ishte 2-2, 26-vjeçari nga Gjilani tundi rrjetën e skuadrës serbe në minutën e 59’ duke kaluar Rubinin në avantazh 3-2.

Ekipi rus realizoi edhe dy gola të tjerë më pas, duke fituar 5-2. Futbollisti shqiptar dhe skuadra e tij vazhdojnë përgatitjet për fazën e dytë të sezonit.

Rubini renditet në vendin e shtatë, ndërkohë që takimin e parë në kampionat për vitin 2024 do e zhvillojë në datën 2 mars në fushën e kryesuesve të Krasnodarit.