Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
Me urdhër të SPAK, në datën 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.





