Ajo që duhet të ishte një festë familjare është shndërruar në një mision ndëshkues me shufra hekuri, ku i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në një piceri në Casabianca, Itali.
Një grup shtetasish nga Maqedonia po festonin ditëlindjen e një gruaje, kur janë surprizuar nga dy motoristë, që pasi kanë zbritur nga motori kanë nisur të rrahin me shufra hekuri dy maqedonas, 35 dhe 40 vjeç.
Nga goditjet e dhunshme, i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë i vogël që ndodhej në festë.
Njëri nga maqedonasit e rrahur dhunshëm ka humbur ndjenjat, ndërkohë që tjetri ka pasur dëmtime të shumta në të gjithë trupin.
Sipas policisë italiane, ndëshkuesit, qe arriten te largohen nga vendngjarja, flisnin në gjuhën shqipe. Nuk përjashtohet fakti që të plagosurit njiheshin me agresorët e tyre.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh.





