Një mision faktmbledhës i Partisë Popullore Evropiane (PPE), ka shkuar sot, 25 shkurt, në selinë e Partisë Demokratike.
Delegacioni i PPE do të zhvillojë takim me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.
Në fokus të përfaqësuesve të PPE është mbledhja e fakteve për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Vizita e misionit faktmbledhës vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të monitoruar zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike partnere në rajon.





