Eventi “Miss dhe Mister Pornostar Albania” do të mbahet në qytetin e Vlorës, më 17 shkurt, ndërsa kandidatët tashmë kanë nisur përgatitjet e tyre.

Organizatori i këtij eventi, Kika i Big Brother Albania 8, tha se kandidatët janë nga Kosova dhe Shqipëria, ndër ta edhe fytyra të njohura të cilët do të pozojnë nudo. “Juria është në përgatitje, ndërsa Arian Çani do jetë në krye të jurisë”, tha Kika për gazetën “Express”.