Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce.
22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë.
Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram.
Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike.
Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua menjëherë përmbajtje raciste, duke shkaktuar një valë të fuqishme reagimesh publike.
CEO e konkursit, Sunneva Sjögren, doli në një konferencë për shtyp për të shpallur vendimin: pas një shqyrtimi të detajuar, Dhafce humb titullin e saj si Miss Finlanda.
“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” deklaroi Sjögren, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të tolerueshme për një figurë që përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare.
Sarah, e cila në rrjetet sociale shprehej me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, u shfaq e tronditur nga lajmi.
“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ajo për mediat finlandeze.
Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këtë kompeticion.