Bjellorusi, 15 korrik 2014 – Miss Bjellorusia Olga Romanovich ka rigjetur familjen e saj pas 16 vitesh. Ajo ishte vetëm 4 vjeçe kur u rrëmbye nga një familje rome dhe u shit për një palë vathë floriri. Pasi u braktisën nga babai, Olga së bashku me nënën e saj shkuan në Moldavi. 

Një familje rome e mashtruan nënën e 20 vjeçares duke i kërkuar t'u blinte një paketë cigaresh dhe rrëmbyen vajzën. Më pas Olga u shit në një tjetër familje rome në këmbim të një palë vëth floriri. 

Ajo u birësua nga familja e Igor Preydas, të cilët i ndërruan edhe emrin. Për shumë vite Olga u thirr Maria Preyda. 20-vjeçarja ka treguar se është rritur në një familje të varfër, por ishte e kënaqur me prindërit e saj birësues. Megjithëse të varfër, ata e dërguan në shkollë madje e lanë të merrte pjesë edhe në një konkurs bukurie ku mori çmimin e parë. 

Olga tregon se personi që u kujdes më shumë për të ishte gjyshja, e cila para se të vdiste i tha që të kërkonte nënën e vertetë. 20 vjeçarja u lidh me policinë dhe Interpolin për të gjetur familjen e saj, dhe pas shumë përpjekjesh mundi të gjejë nënën në gjendje të rëndë.

“Kur e pashë, qava. Ishte shumë keq. Nuk jetonte, por mbijetonte. Nuk doja ta lëndoja. Ime më nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Ishte punë fati”, thotë 20-vjeçarja.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/