Vetëm 31-vjeç, Agnesa Vuthaj, miss-i që ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss World dhe Miss Universe në vitet 2004-2005, është shembull suksesi për vajzat e reja që duan të jenë të pavarura.
Ajo ka një linjë të sajën veshjesh dhe aksesorësh, që i shet online dhe në një butik në Prishtinë. Por në një intervistë për Jona Spahiun, në emisionin "Pa Filtër", ka pranuar se burrat i tremben suksesit të saj.
"Meshkujt kanë frikë të jenë me një femër të suksesshme", tregon Agnesa në një sekuencë të shkurtër të intervistës, ende e papublikuar e plotë në YouTube.