Amerikania Olivia Culpo, 20 vjeç është zgjedhur dje Miss Universi 2012, në Las Vegas, duke çuar titullin e më të bukurës së Botës në Amerikë, për herë të parë pas 15 vitesh. Olivia Culpo ishte në finale më filipinasen Janine Tugonon, brazilianen Gabriela Markus dhe venezuelianen Sofia Esser.
Culpo, e cila vinte nga Craston, në shtetin e Rhode Island, mori kurorës e më të bukurës së botës në Las Vegas duke mposhtur 88 pretendente. Ajo ia mori kurorën bukuroshes nga Angola, e cila ishte shpallur vjet Miss Universi.
Në vendin e dytë doli filipinsja, Janine Tugonon dhe e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero.
Miss Kosova, Diana Avdiu arriti të futet e 16-ta me radhë dhe fitoi Miss Fotogjenia dhe shumë mundësi tjera me këtë çmim (kontrata me Trump Models, etj).
Ndërkohë, nuk pati fat të mirë Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej.