Malajzi, 10 mars 2014 – Shefi i Aviacionit Civil malajzian e ka cilësuar mister fatin e avionit të kompanisë Malaysia Airlines, për të cilin nuk dihet asgjë që prej 3 ditësh.
Azharuddin Abdul Rahman tha se autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë që rrëmbimi i avionit të jetë një nga shkaqet e zhdukjes së tij. Ai shtoi gjithashtu se të gjitha zërat për gjetjen e pjesëve të avionit në det, në jug të Vietnamit mbeten të pakonfimuara.
Avioni MH370, i kompanisë Malaysia Airlines u zhduk nga radarët tre ditë më parë, ndërsa po fluturonte drejt Beijing-ut, pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur me 239 persona në bord. Autoritetet u kanë thënë të afërmve të pasagjerëve që të përgatiten për më të keqen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





