Ylli 28-vjeçar i pornografisë Kylie Paige u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles disa ditë më parë, ndërsa autoritetet ende nuk e përcaktojnë shkakun e vdekjes së aktores së filmave për të rritur, e cila lindi në Tulsa të Oklahomës.

Trupi i Paige u gjet në shtëpinë e saj më 25 qershor, sipas mjekut ligjor. Paige, emri i vërtetë i së cilës ishte Kylie Piland, e filloi karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe ka luajtur në më shumë se 200 filma.

Në vitin 2017, ajo u shfaq në serialin e Netflix- it “Hot Girls Wanted: Turned On”, i cili tregonte jetën e burrave dhe grave të përfshirë në industrinë e pornografisë. Ajo kishte folur hapur për problemet e saj me drogën në atë kohë.

28-vjeçarja kishte punuar me “gjigantë” të industrisë së filmave për të rritur, siç janë Vixen Media Group dhe faqja e internetit Brazzers.