DURRËS, 11 gusht 2014 –  Misterioze vdekja e një ushtari profesionist në konvaleshencën e ushtrisë, lajmin e bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme dhe jo ajo e Mbrojtjes që po kryen hetimet me policinë e saj ushtarake.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se të shtunën, më 9 gusht 2014, rreth orës 7.55, në mjediset e Shtëpisë së Pushimit të  Ministrisë së Mbrojtjes në Plepa, është gjetur i vdekur G. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, ushtar profesionist, efektiv i brigadës logjistike.

Veprimet hetimore po vijojnë nga Policia Ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes, thanë blutë e Durrësit.

Sikurse është njoftuar brigada logjistike po punon për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve në konvaleshencë dhe komandën e Forcës Detare.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/