4 qershor 2015 – Mister ka mbetur ngjarja e ndodhur sot në mesditë, kur një vajzë rreth 25 vjeçe u mbyt në ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës. Pas disa orësh nga alarmi i dhënë nga dëshmitarët, polumbarët arritën të gjenin dhe të nxirrnin në breg viktimën. Sipas policisë, trupi i vajzës ishte i zhveshur, pa asnjë rrobë në trup. Viktima u dërgua në morg, në pritje të familjarëve për të bërë identifikimin e saj. Deri në mbrëmje nuk ka pasur asnjë njoftim se kush ishte viktima, e cila dyshohet se është vetëmbytur.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”