Angli, 19 gusht 2014 – Një lajm më se kurioz dhe i mistershëm vjen nga Londra. Bashkëngjitur sjellim pamjet e pazakonshme të një shfaqje ëngjëllore, e ndodhur pranë një shtëpie britanike, gjatë natës.

Bëhet fjalë për siluetën e një engjëlli, i cili shpesh cilësohet për rolin mbrojtës nga e keqja.

Fotografitë dhe videoja që shikoni bashkëngjitur u filmuan nga 38 vjeçarja Mirjeta Binoke pak ditë më parë, e cila pa shfaqjen ëngjëllore sipër shtëpisë së saj.

Gruaja ndodhej në oborr  bashkë me disa miq dhe po mundohej të filmonte bukurinë e Hënës.

Mirjeta dhe miqtë e saj, kur nisën të shikonin fotografitë mbetën të shokuar nga shfaqja e një objekti shumë të ngjashëm me një ëngjëll që fluturonte në qiell.

Siç shkruajnë mediat britanike, dy ditë më parë djali i Mirjetës iu kishte thënë prindërve se kishte parë diçka të bardhë dhe me shumë shkëlqim sipër banesës së tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/