30gusht 2015 – Më 28 shtator përgatituni të shikoni hënën më të plotë e më të errët të këtij viti. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj date, hëna do të jetë shumë më afër tokës se zakonisht. Për këtë arsye, do të jetë me shkëlqim të jashtëzakonshëm, duke u quajtur superhënë.

Për vetëm dy orë do të zgjasë superhëna, pasi rreth orës 04:30 do të eklipsohet dhe është pikërisht momenti kur toka do të vendoset mes saj dhe diellit. Në këtë kohë, për rreth 1 orë-1 orë e gjysmë, rrezet e diellit do të përshkojnë tokën dhe do të përçohen deri në hënë, duke e bërë atë të ndërrojë ngjyrë. Në këtë mënyrë do të krijohet ajo që quhet “Hënë e gjakosur”.

Mediat e huaja thonë se, kjo do të jetë hera e katërt brenda gati 1 viti që shfaqet një hënë e tillë. Por, kjo nuk është aspak shenjë e mirë, po të bazohemi tek dy klerikë të hershëm, John Hagee and Mark Blitz, sipas të cilëve “Hëna e gjakosur” është një shenjë që botës po i vjen fundi.

Sipas parashikimeve, nëse ndodhin 4 hëna të përgjakura brenda një viti dhe 6 hëna të plota mes tyre, apokalipsi është në rrugë e sipër.

Në fakt, afërsia e hënës me tokës bën që fuqia e oqeaneve të jetë më e madhe se zakonisht, duke shkaktuar përmbytje të përmasave biblike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/