Të tjera dyshime janë ngritur në lidhje me sasinë prej 300 kg kokainë që u kap ditën e sotme në portin e Durrësit në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që mësohet është se kamioni kishte mbërritur në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjatë kontrollit me skaner në Qafë-Thanë ka rezultuar i pastër.

Kjo ngre dyshimet se sasia e kokainës është mbushur në Shqipëri. Kamioni kishte për destinacion final Napolin në Itali dhe do të kalonte sërish nga Maqedonia e Veriut.  

Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike.

Ajrovski është shprehur se merret vetëm me transportin e hekurit.Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit. Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne serbator.