Malajzi, 15 qershor 2014 – Zhdukja e avionit të Malaysia Airlines vazhdon të habisë shumëkënd. Por një libër i fundit pretendon se zhdukja e fluturimit MH370 ishte e qëllimshme dhe e kalkuluar.

Libri është shkruar nga një pilot dhe një gazetar nga Zelanda e re. Ewan Wilson dhe Geoff Taylor thonë se kanë përdorur procesin e eliminimit për të bindur lexuesin se kjo tragjedi nuk ishte një aksident.

Wilson tha për mediat e vendit të tij se e vërteta pas humbjes së këtij avioni do të shokojë publikun që udhëton me avionë.

“Për herë të parë ne prezantojmë një analizë të detajuar të fluturimit, rrugën e pabesueshme që ndoqi dhe se kush po e drejtonte avionin në momentin kur ra në Oqeanin Indian”.

Taylor thotë se ata kanë udhëtuar në Malajzi për të intervistuar autoritetet dhe familjarët e atyre në avion.

“Autoritetet nuk duan të pranojnë publikisht të vërtetën. Por ajo që ndodhi ishte e qëllimshme dhe e përllogaritur. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë dhe nuk duhet lejuar të ndodhë”.

Nga ana e saj, Australia vazhdon kërkimet për avionin, duke angazhuar një anije holandeze, e aftë për të bërë kërkime në thellësi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/