10 qershor 2015 – Policia e Vlorës dhe ajo kufitare dhanë alarmin mesditën e sotme, kur një avion i vogël u ul në fushën e aerodromit në Akërni, në Novoselë. Duke pasur historinë e avionit të drogës në Divjakë, policia u “vërsul” drejt zonës, por në fakt zbuloi se bëhej fjalë për një grup xhirimi. Një grup me regjisor, aktor, operator e pilot do të realizonin një dokumentar mbi transportin ajror civil, por fluturimi “ilegal” desh i çoi në qeli. Policia e Vlorës sqaroi disa orë më vonë se bëhej djalë për një fluturim të lejuar nga avioni civil, por që nuk ishte njoftuar policia e kufirit, duke sjellë dhe alarmin që doli i rremë.

Një vit më parë, në Divjakë u ul një avion pas defektit që pësoi, duke zbuluar një trafik ndërkombëtar të kanabisit.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”