Malajzi, 23 qershor 2014 – Vazhdojnë akoma edhe pas tre muajve prej zhdukjes misterioze te avionit malajzian me 239 persona ne bord, hetimet për gjetjen e shkaktareve te tragjedise, Rasti i mësipërm konsiderohet si një prej mistereve me te mëdha te aviacionit deri me sot.
Edhe pse ende nuk ka një raport përfundimtar për shkaqet e zhdukjes dhe aq me tepër për gjetjen e mbetjeve te avionit, duket se ka disa zhvillime te reja.
Nga hetimet qe janë kryer edhe ne shtëpinë e pilotit te pare te avionit, Zaharie Shah, rezulton deri tani se ai mund te jete shkaktari i tragjedisë. Nga analizat qe i janë bere simulatorit qe ai mbante ne shtëpi, por edhe nga deklarimet e familjareve, mendohet se ai ka qene duke kaluar një periudhe te vështirë.
Por pavarësisht kësaj, hetimet ende vazhdojnë dhe hetuesit nuk përjashtojnë edhe ndonjë defekt teknik, madje edhe ndonjë atentat.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





