Nga jashtë duket si një shtëpizë e vogël e braktisur në mes të fshatit, të gjelberimit, e nisur për t'u ndërtuar por për arsye të ndryshme që nuk i dimë, është e papërfunduar. Kështu ndoshta i është dukur edhe një djali, i cili për shkak se e ka lidhur puna, ka kaluar pranë kësaj banese dhe kurioziteti e ka shtyrë të shikojë çfarë ka brenda saj.
Në fakt, mund të mendoni se është braktisur dhe është lënë në mëshirë të fatit, por nuk është aspak ashtu. Sapo afrohesh ndjen erën e ndotjes, ngordhësirës, era e papastërtisë të mbyt dhe një arsye e ka. Brenda kësaj shtëpie jeton një njeri, burrë apo grua nuk e dimë. Ai/ajo mbijeton çdo ditë bashkë me mbeturinat e pafundme, bidonë plastikë e mbetje të tjera, në këtë godinë.
Kam mbetur i shokuar nga kjo shtëpi që pashë sot. Nuk e di nëse mund të quhet shtëpi banimi apo shtëpi mbeturinash. Po ju dërgoj fotot sepse jam ende i shokuar nga mënyra e jetesës së një gruaje apo burri që ndodhet aty brenda. Ju lutem shpërndajeni që ti shkojë në vesh kryetarëve që ndërtojnë vila e pallate. T'ia ndërtojnë dhe një ndërtesë të saktë dhe këtij njeriu që këtë dimër paska qenë me fat. Fotot janë bërë në një zonë të Shijakut, në fshatin që quhet Rreth. Personi këtu banon pasi unë kaloj thuajse çdo ditë për shkak të punës, dhe e shikoj, por nuk e dalloj dot nëse është burrë apo grua", – shkruan mesazhdërguesi pranë JOQ.al.