Një krijesë e ngjashme me të famshmen monstër të “Loch Ness” mendohet të jetë parë në brigjet shqiptare, e pikërisht në liqenin e Prespës.
Një video amatore tregon se në Liqenin e Prespës është parë koka dhe qafa e një krijese të pazakontë që po dilte nga uji (shih videon këtu).
Banorët e zonës janë shprehur se kjo krijesë është padyshim versioni europiano-lindor i monstrës së “Loch Ness”.
Gjithashtu, sipas banorëve të zonës kjo krijesë ngjan mjaft me një tjetër të xhiruar rreth 5 vite më parë në afërsi të fshatit të Nivicës.
E gjithë kjo ndodhi zgjoi interesin dhe kuriozitetin e disa gazetarëve të huaj, të cilët së bashku me një professor gjeografie të dalë në pension, Sima Jonoski kanë realizuar një tur në këto brigje, por pa patur fatin të gjenin ndonjë shenjë nga “monstra”.
Shumë prej banorëve të zonës besojnë në ekzistencën e kësaj krijese të pazakontë, ndërsa për të tjerë banorë është thjesht një “catfish”, peshk-mace I madh, i cili haset edhe në ujërat greke, shkruan The Sun.
Sipas profesor Jonoski, i cili ka qenë i pari që ka lundruar në këtë liqen në vitin 1970, kur një anije është mbytur në Shqipëri si dhe shumë fëmijë janë mbytur, polumbarët që po kërkonin për këta fëmijë kishin parë një lloj peshku gjigand.
“Ata ishin kaq të frikësuar saqë i ndërprenë kërkimet. Besoj se atëherë ka qenë një nga peshqit e mëdhenj të parë edhe nga peshkatarët grek. Megjithatë gjëra të çuditshme ndodhin në liqenin e Prespës, të cilat nuk ndodhin në asnjë liqen tjetër”, thuhet në shkrimin e publikuar nga The Sun.
Liqeni i Prespës së madhe dhe Prespës së vogël janë liqenet më tektonike në Ballkan. Legjenda me monstra nënujor janë të pranishme në shumë liqene në botë si në Liqenin e Comos në Itali, Ogopogo në Kanada, etj.





