Arkeologu mbikqyrës i gërmimeve për “Velierën” As. Profesor Eduart Shehu, në një intervistë të dhënë për “DurrësLajm”, deklaroi se arkeologët janë në fazën përmbyllëse të gërmimeve në strukturën e zbuluar dhe finalizmit të dokumentacionit e cila kërkon më pas edhe përgjigjet se çfarë është zbuluar në sheshin ku do të ndërtohet projekti 6 milionë dollarësh.

Por a janë vërtet arkeologët në fazën përmbyllëse të punimeve? Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku, thotë se deri më tani, në të vërtetë është gërmuar vetëm 1/6-a e sipërfaqes.

Xhimitiku i përgjigjet me një koment për “DurrësLajm” arkeologut Shehu duke argumentuar kështu:

“Z. arkeolog, struktura që ju në marrëveshje me Bashkinë duhet të nxirrni nga nëntoka është e gjatë 50 ml, e gjerë 35 ml, dmth ka një sip 50 *35= 1750 m². Ju keni gërmuar një sipërfaqe 285 m², në këndin jug – lindor të rrënojave, pra rreth 1/6-a e sipërfaqes”.

Studiuesi nga Durrësi, shton se ende nuk është kërkuar në pjesën veriore të rrënojave ku është faktuar me foto të kohës prania e murit të shekullit IV të e.s.

I mbushur me dyshime për këto gërmime, Xhimitiku i ngre një pyetje publikisht arkeologut mbikëqyrës:

Dhe ju deklaroni se jeni në fazën përfundimtare?!”