Autorët e grabitjes së 3.8 milionë eurove në Qafë Kashar rezulton të kenë modifikuar mjetin me të cilin kryen grabitjen. Pas ekspertizës së kryer në policinë e Tiranës është konstatuar se mjetit tip “Jeep” i janë salduar në pjesën e përparmë dy shina treni dhe përforcues metalik në pjesën e shasisë. Sipas ekspertëve ky modifikim është bërë me qëllim që në rast se blindi i kompanisë që transportonte paratë nuk ndalonte, ta godisni. Tvklan tregon pamjet e makinës ku duken qartësisht shinat e salduara dhe përforcuesi metalik.
Një modifikim tjetër mjetit i është bërë duke i vënë një motor tjetër benzine me fuqi më të lartë motorike.
Nga hetimet e kryera mjeti rezulton në pronësi të dy shtetasve kosovarë me banim në Gjermani. Grupi hetimor pritet që në bashkëpunim me autoritet gjermane të dërgojë letër porosi që dy shtetasit kosovarë të vijnë në tiranë për të dhënë dëshmi në cilësinë e personave që kane informacion të vlefshëm për rrethanat e ngjarjes.
Duke u nisur nga fakti që mjeti i grabitësve nuk rezulton të ketë hyrë në mënyrë të rregullt nga pikat kufitare, sipas ekspertëve krijohet dyshimi se janë përdorur rrugë alternative në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Kur kanë kaluar 18 ditë pas grabitjes së 3.8 milionë eurove ende nuk asnjë gjurmë të autorëve.