TIRANE Informacioni i pakët për zhdukjen e 10-vjeçarit Julian Cela që në 30 nëntor të vitit të kaluar, ka detyruar policinë e kryeqytetit t’ia kalojë për kompetencë Krimeve të Rënda, duke qenë se edhe pas më shumë se afro 38 ditësh nuk ka arritur dot të gjejë gjurmë të tij. 

Por policia e kryeqytetit prapë këmbëngul në faktin se ai nuk u rrëmbye për shkak edhe të provave të pakta të mbledhura në terren. Autoritetet policore janë të bindur se 10-vjeçari nuk është në Shqipëri, por jashtë kufijve të saj. 

Pavarësisht se denoncimi i humbjes së fëmijës u bë me vonesë, pas katër javësh kërkime nuk rezulton të jetë në ndonjë prej qyteteve shqiptare dhe bashkëpunëtorët e policisë nuk kanë siguruar dot asnjë të dhënë. 

Sipas policisë, nuk ka asnjë informacion që të çojë në idenë e rrëmbimit për shkak të detyrës së të atit, nëndrejtor i Antiterrorit të SHISH, Skënder Çela, pasi ky i fundit nuk ka marrë asnjë kërcënim apo telefonatë për zhdukjen e tij. Fakti i dytë për të cilën policia dyshon për largimin jashtë kufijve të minorenit, është fakti se edhe pse një shifër e madhe të hollash e vënë në dispozicion për atë që do të jepte një informacion të vogël, nuk kanë dhënë asnjë rezultat. 

Policia që ditën e parë ka hedhur dyshimin e rekrutimit për tu përdorur si vjedhës, jashtë kufijve të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga familja që e ka lidhur gjithmonë me detyrën e të atit. 

Fotoja e minorenit është shpërndarë në shtetet fqinje dhe është vënë nga Interopoli në kërkim ndërkombëtar. 

                                                   Marrë nga TOP CHANNEL