Eshtë identifikuar personi që mendohet se ka dhënë alarmin për nisjen e zjarrit në një furrë buke që më pas u shndërrua në zjarrin më të madh të Londrës. Zjarri, i cili filloi në pronën e Thomas Farriner në Pudding Lane më 2 shtator 1666, zgjati katër ditë dhe shkatërroi pjesën më të madhe të kryeqytetit.
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ishte “njeriu” i Farriner, Thomas Dagger, i cili besohet se fillimisht kishte vënë re flakët. Profesor Kate Loveman tha se roli i Dagger ende nuk dihet.
Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit dhe u përhap shumë shpejt për shkak të erërave të forta, dhe më pas përfshiu shtëpitë të cilat ishin të ndërtuara nga druri dhe kashta.
Në kohën kur u shua, një zonë rreth një milje e gjysmë (2.4 km) e gjerë përgjatë lumit Thames u shkatërrua, përfshirë 13,200 shtëpi, 87 kisha dhe katedralja e vjetër e Shën Palit.
Zjarri i madh la rreth 100,000 njerëz të pastrehë, por çoi në ndryshime të mëdha në qytet, shumë prej të cilave kanë ende një ndikim sot. Ndërsa dihej që zjarri filloi në furrën e Thomas Farriner, nuk dihet se çfarë e shkaktoi nisjen e zjarrit, raporton abcnews.al.
Prof Loveman, nga Universiteti i Leicesterit, përdori letra, pamflete dhe të dhëna ligjore dhe reparte për të zbuluar identitetin e Thomas Dagger.