Misteri / “Kurum”-i në Durrës OK, në Elbasan me evazion
DURRËS, 15 tetor 2013 – Denion Meidani, çuni i ish-presidentit të Republikës Rexhep Meidani, ka kërkuar fletëlavdërimi në vend të shkarkimit, njofton më 15 tetor 2013, e përditshmja Gazeta shqiptare e një grupi mediatik afër PD-së. Por ish-kreu i Antikontrabandës nuk flet për kontrollin që ka bërë më parë në Durrës.
INTERVISTA në GSH
Jeni pezulluar nga puna në administratën doganore me motivacionin ‘thyerje e kodit etik e mungesë profesionalizmi’. Cili është qëndrimi juaj?
Të shtunën më erdhi një shkresë përmes së cilës vihesha në dijeni të faktit se kam shkelur kodin e etikës së institucionit dhe se për këtë arsye ndaj meje është marrë masa e pezullimit nga puna. Kërkova të di se ku konsiston kjo shkelje, por nuk kam marrë ende një përgjigje. Problem për mua mbetet fakti që kjo masë vjen pas një aksioni të suksesshëm të departamentit të kontrabandës të drejtuar nga unë.
Për çfarë aksioni bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për aksionin e kryer para pak ditësh në magazinën e kompanisë "Kurum". Dyshohet se nga kjo kompani ka dalë në rrugë të jashtëligjshme pa u zhdoganuar një sasi hekuri prej 4 mijë tonësh. Subjekti me këtë veprim mund të ketë shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove, arsye për të cilën ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Bëhet fjalë për një aksion prej 2 milionë dollarësh dhe mendoj se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën po krijohet kjo situatë përreth meje.
Çfarë doni të thoni?
Që m’u bë e qartë nga njerëz të “Kurum”-it se nëse e çoja në fund atë aksion, do të kisha pasoja.
Akuzoheni se e keni dekonspiruar këtë aksion.
Diçka e tillë ishte thjesht e pamundur. Ditën e aksionit në ambientet e “Kurum”-it, të pranishme ishin edhe struktura të ndryshme të doganave, ashtu si dhe struktura të ndryshme shtetërore. Ishin aq shumë struktura të pranishme, sa nuk kishte çfarë dekonspirohej.
Çfarë qëndrimi do të mbani ndaj këtij vendimi? Çfarë hapash keni ndër mend të hidhni në vazhdim për të mbrojtur pozicionin tuaj të punës?
Nuk kam asnjë dyshim që vendimi është krejtësisht i padrejtë. Në vend që të merrja “fletëlavdërimi” për atë aksion, mora njoftimin për pezullimin nga detyra. Ajo që di të them me siguri është që do t’i kërkoj drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave të më shpjegojnë dhe të më vërtetojnë ku konsiston kjo shkelje e etikës së detyrës nga ana ime.
HESHTJA
Ndërkohë “Dyrrah”-u ka mësuar nga burime brenda “Kurum”-it në Durrës se fillimisht Antikontrabanda ka ardhur në magazinën doganore në qytetin bregdetar. Aty nuk janë konstatuar shkelje apo evazion doganor. Gjithçka ka dalë OK. Mundësia në Durrës për të mashtruar ka qenë më e madhe se në Elbasan. Gjithsesi, mbetet mister, pasi ky fakt nuk është evidentuar.
ANALIZË
Ose Meidani, i emëruar në krye të Antikontrabandës pa konkurs, në ditët e fundit të qeverisë Berisha, më 2 shtator 2013, ka dekonspiruar në Durrës dhe nuk ka mundur t’ia arrijë dot në Elbasan, ose dhe shkeljet e vërejtura në metalurgjik mund të kenë një prapavijë tjetër dhe mund të jenë fiktive. Por edhe për Elbasanin, meritat Meidani ia atribuon vetes. Mund të spekulohet për ndonjë “gjobë” si shpagim pse nuk u shpërblye për “dekonspirimin” në Durrës ose shantazh mbi "Krum"-in nga djali i ish-presidentit “rozë” të Republikës, që kohët e fundit i ka shtuar kritikat ndaj ish-partisë së tij, tani “lejla”. Mediatizimi i faktit kërkon shpjegim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari
Po përjetoni një ndarje të dhimbshme? Ja 3 këshillat që duhet të ndiqni për të kapërcyer këtë etapë të vështirë
Studimi/ Nivelet e ulëta të vitaminës B12 çojnë në atrofi cerebrale





