Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se kur pjesa më e madhe kanë qenë të infektuar me Covid-19, është vështirë të mos dalësh pozitiv.
I ftuar në “Open”, Brataj tha se kjo ndodh pasi ka ende mbeturina të virusit. Ai shtoi se mund të jesh i shëruar, mund të kesh kaluar tre muaj nga infektimi dhe sërish të dalësh pozitiv.
“Në fillim flisnin për 80% asimptomatikë, sot shifra ka arritur në mbi 90%. Sot është vështirë të mos dalësh pozitiv sepse ka mbeturina të virusit. Tani kanë rënë këto mite, mund të rrish dhe 3 muaj e të dalësh pozitiv, por kjo nuk do të thotë se je i sëmurë,”– tha Brataj.