Për disa arsye, valët udhëtojnë nëpër bërthamën e Tokës shumë më shpejt kur udhëtojnë midis Polit të Veriut dhe Jugut sesa kur kalojnë përtej ekuatorit.
Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë mister duke analizuar valët sizmike, por ata nuk mund të përcaktojnë arsyen.
Ata kanë qenë në njohuri për këtë anomali me dekada, por nuk mund të shpjegonin shkakun.
Sipas hulumtimit të fundit, gjatë të cilit shkencëtarët përdorën një simulim të rritjes së bërthamës së Tokës gjatë miliard viteve të fundit, ata arritën në përfundimin se shkaku mund të ishte një rritje asimetrike e bërthamës së brendshme.
“Rrjedha e hekurit të lëngshëm në bërthamën e jashtme shpërndan nxehtësinë nga bërthama e brendshme, gjë që e bën atë të ftohet. Pra, kjo do të thotë që bërthama e jashtme mbante më shumë nxehtësi nga lindja (poshtë Indonezisë) sesa nga perëndimi (poshtë Brazilit),” shpjegon sizmologu Daniel Frost pranë Universitetit Berkeley për revistën Live Science.
Ekspertët thonë se kjo rritje asimetrike nuk do të thotë që bërthama e brendshme është deformuar ose se do të ndodhë një lloj mosbalancimi.





