Spanjë, 25 korrik 2014 – Është një mister i vërtetë identiteti i nënës së djalit të Cristiano Ronaldo, aq sa sigurohet se gruaja ka vdekur. Në rrjetin social para 4 vjetësh futbollisti njoftoi: “Me gëzim dhe emocion informoj se jam bërë babai i një djali. Me një marrëveshje mes meje dhe nënës së tij ai do të jetë nën tutelën time dhe identiteti i saj nuk do të zbulohet. Kërkoj që të respektohet e drejta ime për privatësi, sidomos në çështje kaq personale si këto”.

Nëna e futbollistit, në librin e saj autobiografik zbuloi se si Cristiano i kërkoi që ta ndihmonte për ta edukuar ashtu si bëri me të dhe vëllezërit e tij. Që prej lindjes së djalit është spekuluar në lidhje me identitetin e nënës së tij, nëse jeton apo ka vdekur. Kjo çeshtje vazhdon të jetë një mister që rrethon jetën e yllit të Real Madrid.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/