Është gjetur e vdekur modelja 28 vjeçare, Aline Furlan. Bukuroshja braziliane ishte deklaruar e zhdukur që nga data 14 korrik.

Për herë të fundit ishte parë e gjallë në një bar në Piracicaba, në San Paolo.

Trupi i saj u gjet ditën e dielë, pranë makinës së saj, në pjesën fundore të një shkëmbi.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një aksident rrugor, megjithëse policia nuk përjashton mundësinë e ndonjë sulmi ndaj modeles.

Familjarët dhe miqtë e saj kishin hapur një faqe në Facebook për të mbledhur informacione, ndërkohë që zhdukja e saj kishte trazuar miliona brazilianë.