10 shtator 2014 – Aktiviteti seksual zë një vend të rëndësishëm në jetën e gjithsekujt prej nesh. Për këtë arsye, shpesh kërkojmë të marrë sa më shumë informacione mbi këtë fushë. Por a janë të vërteta të gjitha mitet për seksin që kemi dëgjuar deri tani? Më poshtë ju sqarohen disa prej dilemave që ju mund të keni.

Përmasat e organit gjenital janë të lidhura me përmasat e këmbëve?– Kjo bindje ka disa baza shkencore, pasi një gen i quajtur Hox, luan rol në zhvillimin e duarve dhe këmbëve, por edhe të organit seksual të mashkullit. Megjithatë nuk ka asnjë provë që të tregojë se meshkujt me këmbë më të mëdha kanë organ seksual më të madh.

Seksi ndihmon për të humbur peshë?– Aktiviteti seksual është konsideruar thjesht dhe vetëm një aktivitet fizik intensiv, por kaloritë e djegura nuk janë shumë të mëdha.

Midhjet stimulojnë dëshirën seksuale?– Midhjet përmbajnë zink, i cili është i domosdoshëm për të pasur spermatozoidë të shëndetshëm, por nuk cilësohet ndër ushqimet afrodiziake.

Është e vërtetë që meshkujt mendojnë gjithmonë për seksin?– E vërtetë dhe jo. Mendohet se meshkujt mendojnë për seksin çdo minutë, por kjo do të thotë që mendojnë mijëra herë në ditë, kështu që është pak e besueshme.

A është i dëmshëm seksi për sëmundjet e zemrës?– Mundësia për të pasur goditje në zemër gjatë raportit seksual është shumë e ulët, kështu që mos u stepni.

Me kalimin e viteve ulet numri i spermatozoidëve? – Mendohet se me kalimin e viteve prodhohet më pak spermë, por ky prodhim nuk pëson ulje shumë të madhe. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/