Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për media pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ajo ka përsëritur deklaratat duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Metës. Ajo tha se Meta qëndron në burg për akuzat që rëndojnë mbi Monika Kryemadhin.
“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për çdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.
Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.