KORCË- Mitropolia e Korçës reagon sërish në lidhje dramën ‘Shën Maria e Beratit’, duke u shprehur se ka pasur spekulime me deklarat e saj.
E vetmja deklaratë, sipas tyre është ajo e bërë nga zëdhënësi i kësaj Mitropolie thuhet në reagim, ndërsa distancohen nga cdo lloj tjetër komenti individual që mund të jetë bërë.
“Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe njëherë qendrimin e Mitropolisë së Korcës rreth spekulimeve të disa mediave dhe individëve të ndryshëm rreth të ashtuquajturave deklarata të Mitropolisë, në lidhe me dramën “Shën Maria e Beratit”. E vetmja deklaratë zyrtare e Mitropolisë është ajo që u dha zyrtarisht nëpërmjet zëdhënësit të saj. Çdo spekulim tjetër nuk i përgjijget të vërtetës. Kërkojmë që raportimet të mos përhapin konfuzion dhe pasaktësi. Gjithashtu është spekuluar me faqe në internet, që janë individuale dhe nuk paraqesin opinionin e Mitropolisë. Ne distacohemi nga cdo opinion që nuk përcjell etikë të krishtetë dhe që nuk respekton dinjitetin e cdo njeriu”, thuhet në reagim.