Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen e Fredi Belerit, i cili edhe pse është në burg në Shqipëri u zgjodh eurodeputet.
Mitsotakis tha gjithashtu se Beleri do të duhet të bëjë betimin si eurodeputet dhe të marrë pjesë në votimin për Presidentin e Komisionit Evropian.
Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Maqedonisë së Veriut në lidhje me respektimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Patëm rastin të diskutonim këtë çështje në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola. Shikoni, e marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë. E bëra absolutisht të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë, në thelb do ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë nëse jo praktikisht të anulojë çdo proces të integrimit në BE”, tha Mitsotakis.