Lori Hoxha në një postim në Instagram ka zbuluar pamjen e saj për Halloween ku shfaqet si një lepurushe seksi duke marrë shumë komplimenta.
Mirëpo një prej ndjekësve i ka tërhequr vëmendjen me komentin e tij dhe Lori nuk ka ngurruar t'i kthejë përgjigje.
"Dhe mjaft me shiringa zemër se je fryrë goxha nga faqet, më beso s’ke më nevojë për më shumë. Visi të do gjithësesiii edhe po të jesh si në fillim", i komenton ndjekësi.
"Sikur të jetoja për meshkujt do të isha ne kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe cdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim", ja kthen Lori.





