4 është numri i premtimeve që ka realizuar qeverisja “Rama” në këto dy vite, nga 27 që ka dhënë në total.
Ky është konkluzioni i raportit të publikuar nga lëvizja “Mjaft”, e cila monitoron premtimet elektorale të mazhorancës. Ndër premtimet e parealizuara janë lufta ndaj monopoleve, 300 mijë vende pune, shëndetësia falas, lufta ndaj korrupsionit dhe reforma në drejtësi.
“ Do të hapim 300 mijë vende të reja pune, ka qënë një nga vendimet më të mëdhaja dhe më të debatuara gjatë këtyre dy viteve. Ajo çfarë ka ndodhur nga vrojtimet ka qënë fakti që e para papunësia në vend në 3 mujorin e dytë të këtij viti është 17.3 % pra pa ndryshuar nga ajo e vitit pararendës. Premtimi i tretë është goditja e monopoleve. Ky premtim është konsideruar i parealizuar”, ka thënë kreu i “Mjaft”, Aldo Merkoçi.
Sa i përket 4 premtimeve të realizuara, sipas lëvizjes “Mjaft” janë: normalizimi i sektorit të energjisë elektrike,hartimi i një ligji për energjinë, futja e teknologjisë në pagesën e taksave dhe rimbursimi i TVSH-së.





