Papa Françesku ka përsëritur edhe një herë për t’i dhënë fund luftës midis Hamasit dhe Izraelit dhe bëri thirrje për shumë më shumë ndihma humanitare, për të hyrë në Gaza.
“Mjaft, mjaft vëllezër, mjaft”, ka shprehur ai, teksa ka bërë thirrje që të gjithë të lënduarit të marrin kujdes mjekësor menjëherë.
Duke iu drejtuar turmave në sheshin e Shën Pjetrit, ai tha gjithashtu se pengjet e mbajtura nga Hamasi duhet të lirohen dhe paralajmëroi se armët nuk do të sillnin kurrë paqe.
“Jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, palestinezëve dhe izraelitëve,” tha ai.
86-vjeçari tashmë ka bërë thirrje për krijimin e korridoreve humanitare dhe ka thënë se nevojitet një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Hamas.