Si pasojë e mjegullës së dendur që pushtoi mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit, 2 tragete me rreth 3000 emigrantë që vijnë nga Italia, janë bllokuar në Radë. Burimet zyrtare nga kapiteneria e Durrësit kanë bërë me dije se është pezulluar gjithashtu  lundrimi i anijeve, trageteve e peshkarexhave deri në normalizimin e situatës. 

Ndër të tjera mësohet se një kroçerë që kishte si destinacion portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, nuk ka ndaluar në brigjet shqiptare për shkak të mjegullës dhe ka vazhduar lundrimin për t’u ankoruar në portin e Malit të Zi. 

K.H.