Një mjegull e dendur që ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe që vazhdon të jetë akoma prezente në aksin rrugor Fushë-Krujë –  Milot, Fushë-Krujë – Durrës dhe Fushë-Krujë – Tiranë, ka vështirësuar shumë qarkullimin e mjeteve.

Shikueshmëria për shoferët është e vështirë, pasi fushëpamja nuk shkon në më shumë se 50 metra distancë.

Fatmirësisht nuk raportohet për aksidente me pasoja të rënda, por vetëm dy përplasje të lehta automjetesh.