I ftohti nuk ishte shkaku i vdekjes së foshnjes 3-muajshe një ditë më parë në Shkozë. Ky është informacioni paraprak i dhënë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, nisur nga të dhënat paraprake nga këqyrja e brendshme dhe e jashtme e foshnjës.
Sipas këtij instituti, “të dhënat e tjera të evidentuara janë në proces verifikimi të plotë me ekzaminim mikroskopik”.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar pershpejtimin e procedurave për përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjës 3-mujshe, Melisa Mustafaj.
Kërkesa e ministrit ka ardhur edhe duke iu referuar sensibilitetit të lartë publik që shkaktoi ngjarja, por edhe shqetësimit të adresuar nga ana e Avokatit të Popullit.