Atë që nuk e bën dot shteti ynë, që nuk e bëri dot Rilindja e cila erdhi me premtimin e madh elektoral të mjekësisë falas për qytetarët, e bëjnë një grup vullnetarësh mjekë e personel nga USA. Në shkollën nëntëvjeçare të ish- Kënetës, mjekët amerikanë vizitojnë falas banorët dhe shpërndajnë barna falas. Ky lajmërim i vendosur në zonën informale të ish-Kënetës, në ambientet publike e në shtylla ditë më parë, bëri që prej mëngjesit të dyndeshin në shkollë qindra qytetarë. Janë banorët e varfër e të dëshpëruar, ata që nuk kanë të ardhura për të shkuar as në spitale shtetërore e as në private, pensionistë e të papunë, që për t’u vizituar falas, presin me orë të tëra në zhegun përvëlues të mbi 40 gradëve, në ambientet e jashtme të shkollës.
“ Na thanë se ka vizita falas nga mjekët amerikanë dhe erdhëm. Dua të vizitohem se jam pensionist. Do vizitoj sytë. Në spital kërkojnë lekë e unë nuk kam ” thotë një i moshuar.
“Kam sjellë vajzën e vogël 10 vjeçe për t’i bërë kontoll për dhëmbët, tek dentisti kërkojnë lekë e ne nuk kemi thotë një grua. “
“ Kam ardhur këtu vizitova sytë, këta më japin syze falas. Në spitalin shtetëror më thanë që syzet bëjnë 230 mijë. Këtu na i japin falas”
“ Të gjitha ato shërbime që nuk i marrim dot në spital i marrim këtu” thotë një banore tjetër.
I gjthë kati i parë i shkolës është kthyer në një spital të madh. Në klasa zhvillohen vizitat, ndërsa në ambientet e palestrës zhvillohen konsultat e kontrollit të syve.
K.H.





