Ngjarje horror ka ndodhur gjatë kohës që mjekët po përpiqeshin për të sjellë në jetë një bebe para kohe, në një spital në Tartagal të Argjentinës.
Nëna Reina Natalia Valazques, ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur mori vesh se mjekët i kishin këputur kokën bebes së saj, ndërkohë që po e sillte në jetë.
30-vjeçarja ishte 22-javëshe shtatzënë kur i erdhën dhimbjet para kohe. Ajo shkoi me urgjencë në spital, dhe mjekët vendosën se duke qenë se fëmija ishte shumë i vogël, mund të lindte në mënyrë natyrale.
Ajo tha se u kishte kërkuar mjekëve që të kryenin ndërhyrje cezariane, por i kishin thënë se nuk kishte asnjë person në atë moment në spital për ta bërë një gjë të tillë.
Gruaja thotë se në momentin që kishte mbërritur në spital bebja kishte qenë gjallë. Por në përpjekje për ta nxjerrë nga barku i saj, mjekët e kishin tërhequr të voglin disa herë. “Ndjeva gjithçka, ata po e lëviznin me forcë, ishte e dhimbshme”, rrëfeu 30-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj historinë e tyre tragjike për mediet.
Ata kërkojnë drejtësi, dhe bëjnë apel që mjekja duhet pushuar nga puna dhe i duhet hequr e drejta për të ushtruar këtë profesion.





