Mjekët dhe infermierët italianë, heronjtë e periudhës së parë të pandemisë në pranverë të 2020, të cilët ishin të parët që u përballën me trysninë e madhe të Covid-19, ende të papërgatitur për betejën që i priste.
Situata me virusin në vendin fqinj ishte më e vështira krahasuar me vendet e tjera, ndërsa stafet shëndetësore luftuan për të shpëtuar sa të mundnin jetë qytetarësh, ndërkohë që shifrat e infektimit vinin në rritje nga dita në ditë. Tani, në nderim të mjekëve dhe infermierëve italianë për punën e tyre të palodhur, Fondacioni Gorbachev ka propozuar personelin shëndetësor italian si kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021. Kjo kandidaturë është pranuar nga Akademia në Oslo.
Personeli shëndetësor italian ishte i pari në botën perëndimore që u përball me një emergjencë shumë serioze “duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme të ilaçeve të luftës, duke luftuar për shpëtimin e jetës dhe shpesh humbjen e tyre”.
Në fakt, mbi 300 mjekë dhe mbi 80 infermierë kanë vdekur si rezultat i pandemisë, ndaj kjo ishte më e pakta që mund të bëhej për këta heronj me uniforma, që rrezikuan jetën e gjithashtu humbën jetën për të shpëtuar popullin e tyre në këtë luftë të vështirë.





