Mjekët në QSUT po protestojnë kundër dhunës ndaj bluzave të bardha. Kjo protestë vjen pak ditë pas dhunimit të një specializante në QSUT.
Mjekët specializantë te QSUT-ja u shprehën se dhuna ndaj bluzave të bardha në vendin e punës është e papranueshme, ndërsa pohuan se ky fenomen i detyron ata të largohen nga vendi.
“E para fare është siguria për jetën tonë. Të jesh i kërcënuar për jetën në vendin e punës të bën të kërkosh azil politik”, tha për “BalkanWeb” dhe “News 24” një mjek specializant tek QSUT-ja.





