Del ekspertiza mjekësore për gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ekspertët kanë konstatuar se gjyqtari vuan nga tumori në kokë, por faza në të cilën ndodhet sëmundja nuk i rrezikon jetën.
Në këtë funksion, Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e avokatëve dhe e ka lënë në burg gjyqtarin Miri me akuzën e korrupsionit.
Shkëlqim Mirit iu gjetën në banesë 34 milionë lekë të rinj, ndërsa po hetohej për mitmarrje në lirimin e një të dënuari për vrasje në Burrel në vitin 1997.





