Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, më në fund e ka mundur virusin dhe ka dalë nga spitali ku qëndronte i shtruar prej 7 muajsh.
Ali Sakallioglu, me profesion taksist, kaloi 222 ditë në spital dhe përgjatë kësaj kohe ka pësuar mosfunksionim mushkërish, atak në zemër dhe dëmtim organesh të tjera.
Mjekët i thanë familjes së tij në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste, por siç duket mrekullia ndodhi për 56-vjeçarin, i cili e mundi virusin dhe u kthye në shtëpi.
“Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha Sakallioglu për “The Sun”.





