Shqipëria ka statistika të larta të përdoruesve të drogës. Nga 40.000 persona që kanë eksperimentuar në përdorimin e lëndëve narkotike, 12 000 prej tyre janë kthyer në përdorues të rregullt dhe droga më e përhapur është kokaina. Shefi i shërbimit të Toksikologjisë Zihni Sulaj, në një intervistë për "Ora News", kërkoi rritje të investimeve në sistemin shëndetësor, pasi shtimi i numrit të përdoruesve të drogës është thuajse e njëjtë me atë të sëmundjeve tumorale.
Strategjitë dhe beteja kundër përdorueseve të drogës kanë dështuar.
Statistikisht mbi 40.000 shqiptarë kanë përdorur të paktën një herë të vetme lëndë narkotike, ndërsa 12 000 persona janë përdorues të rregullt.
Zini Sulaj:Bëhet fjalë për një studim që është bërë për popullatën në përgjithësi dhe mund të jenë mbi 40 mijë persona, që në një vit të caktuar kanë provuar të paktën një drogë. Ndërsa përdoruesit problematik të drogës për mendimin tonë janë 10-12 mijë.
Referuar rasteve të trajtuara në shërbimet mjekësore, kokaina është lloji i drogës që zë vëndin e parë të përdorimit.
Zini Sulaj:Kemi rritje të përdoruesve të kokainës nga 5.6 në 13%.
Rritje të numrit kanë pësuar dhe përdoruesit e hashashit.
Zini Sulaj:Kemi rritje gjithashtu të përdoruesve të hashashit, kemi shumë të rinj që e fillojnë drogën për fat të keq edhe 12 dhe 13 vjeç.
Numri i vdekjeve nga overdoza është 5 deri në 10 herë më i lartë sesa ai që reflektohet në raportet e policisë.
Alban Ylli: Ka 5, dikush thotë edhe 10 herë më tepër vdekje nga overdozat, sesa ato që regjistrohen nga policia. Shumat nga vdekjet nuk kapen. Ka nevojë për një punë shumë më të madhe.
12 dhe 13 vjeçarët janë një tjetër kontigjent i rrezikuar nga përdorimi i substancave narkotike.
Shefi i shërbimit të toksikologjisë, Zini Sulaj, kërkon investime në shërbimin shëndetësor, pasi përdoruesit e drogës për nga numri janë të krahasueshëm lehtësisht më të prekurit nga sëmundjet tumorale dhe kanë nevojë për trajtim.





