Mjekët në Rumani përplasën përtokë një paciente që dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi. Mësuesja 32-vjeçare u transportua me ambulancë, pasi u fut në karantinë kur u kthye nga një udhëtim në Kinë.
Pamjet tregojnë sesi mjekët humbën ekuilibrin dhe rrëzohen, duke hedhur në tokë edhe gruan.
Ata u ngritën me shpejtësi dhe arritën ta fusnin sërish në ambulancë. Për fat të mirë, gruaja nuk pësoi lëndime.





