BRAZIL– Një grua në Brazil ka akuzuar spitalin se i ka vjedhur bebin nga mitra, pasi ajo u zgjua pas operacionit cezarian dhe mjekët i thanë se shtatzënia e saj kishte qenë psikologjike.

Layane Santos, 19 vjeç, tha se ishte në javën e 38-të të shtatëzanisë, kur u dërgua në spital në San Paolo me dhimbje dhe humbje gjaku.

Ajo thotë se ka marrë trajtim para lindjes dhe infermieret kanë regjistruar edhe rritjen e bebes, madje kanë matur edhe rrahjet e zemrës së fetusit.

Ajo thotë se madje i kanë thënë edhe peshën e bebes.

Bashkë me të shoqin, ajo kishte vendosur ta quante beben Sofia dhe kishte marrë një shtëpi më të madhe dhe kishte shpenzuar mbi 3 mijë euro për rroba e mobilje për beben e saj.

Mjekët thonë se ajo nuk ka pasur asgjë në bark.

Për këtë çështje ka nisur një proces gjyqësor.