Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake krye vizita mjekësore për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit.

Këtë fundjavë, mjekët ushtarakë ishin në fshatin Strelcë të njësisë administrative Gore në bashkinë e Maliqit, ku kryen vizita mjekësore kryesisht për banorët e moshuar të këtij fshati.

Mjekët në uniformë ndaluan në Strelcë pasi nuk ka shërbim mjeku dhe fshati ndodhet larg qytetit të Maliqit dhe Korçës.

Kryesisht u kryen vizita patologjike, kardiologjike si dhe u kryen teste EKG me pajisjet portative të sjella posaçërisht nga bluzat e bardha të Forcave të Armatosura.

Banorët e Strelcës i falenderuan mjekët për këtë shërbim.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët ushtarakë kryejnë vizita nëpër fshatra të thellë dhe do të vijojnë të jenë pranë banorëve të ketyre zonave të thella, kudo dhe kurdo ku ky shërbim kërkohet nga autoritetet vendore.